Aktualitet

VIDEO/ Sherr masiv mes policisë dhe një qytetari në Vlorë, ndërhyjnë edhe kalimtarët

. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në hyrje të Lungomares në Vlorë. Më konkretisht bëhet me dije se sherri ndodhi rreth orës 01:30 minuta.

13 Korrik 2024, 09:15 Nga N.F
VIDEO/ Sherr masiv mes policisë dhe një qytetari në Vlorë,
Sherri

VLORË- Një sherr mes një grupi policësh dhe një grupi qytetarësh është regjistruar mbrëmjen e djeshmë në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në hyrje të Lungomares në Vlorë. Më konkretisht bëhet me dije se sherri ndodhi rreth orës 01:30 minuta.

 

Nga videot e shpërndara në rrjet duket momenti kur një qytetarë dhe disa policë janë duke u konfliktuar. Në video gjithashtu duket një polic i cili ka edhe një shkop gome i cili tenton të godasë qytetarin me të. Gjithashtu në sherr ndërhyjnë edhe disa qytetarë të tjerë të cilët mundohen të qetësojnë situatën. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj përplasjeje, por dyshohet që konflikti të ketë nisur për sekuestrimin e disa monopatinave.

sherr vlore policia

Sondazh

Poll