Aktualitet

E rëndë në Elbasan/ Po ndihmonte një qytetar për të ndërruar gomën e autobotit, depozita zë poshtë efektivin e policisë, humb jetën në spital 62-vjeçari (EMRI)

Mësohet se 62-vjeçari Edmond Brahimaj u dëmtua rëndë teksa po i jepte ndihmë një personi për të ndërruar gomën e dëmtuar të një autoboti uji në fshatin Mlizë. Raportohet se gjatë manovrimit të heqjes së krikut depozita i ka rënë mbi trupin e 62-vjeçarit duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

13 Korrik 2024, 08:38 Nga N.F
E rëndë në Elbasan/ Po ndihmonte një qytetar për
Foto ilustruese

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Elbasan. Mësohet se një efektiv policie ka humbur jetën pas një ngjarje aksidental në fshatin Mlizë në Njësinë Administrative Shushicë.

Mësohet se 62-vjeçari Edmond Brahimaj u dëmtua rëndë teksa po i jepte ndihmë një personi për të ndërruar gomën e dëmtuar të një autoboti uji në fshatin Mlizë. Raportohet se gjatë manovrimit të heqjes së krikut depozita i ka rënë mbi trupin e 62-vjeçarit duke i shkaktuar dëmtime të rënda.


Pavarësisht transportit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe trajtimit mjekësor, 62 vjeçari për shkak të dëmtimeve të rënda ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

elbasan efektiv policie viktime

Sondazh

Poll