Aktualitet

Në luftë me flakët që nga orët e para të mëngjesit, shuhen 4 vatrat e zjarrit në Malin e Gjerë

Mësohet se pas fikjes së zjarrit në Dropull është shuar edhe zjarri në Malin e Gjerë. Raportohet se operacioni kundër zjarreve në Malin e Gjerë ka përfunduar duke shuar plotësisht të 4 vatrat.

12 Korrik 2024, 19:08 Nga N.F
Në luftë me flakët që nga orët e para të
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një tjetër vatër zjarri është shuar me sukses ditën e sotme. Mësohet se pas fikjes së zjarrit në Dropull është shuar edhe zjarri në Malin e Gjerë. Raportohet se operacioni kundër zjarreve në Malin e Gjerë ka përfunduar duke shuar plotësisht të 4 vatrat.

Sipas PMZSH Bashkia Gjirokastër, të katërta vatrat e zjarrit që po luftoheshin prej orëve të para të mëngjesit aktualisht janë të fikura. Zjarrfikësit vazhdojnë ti mbajnë në monitorim zonat ndërsa rreth 100 efektivë zjarrfikës, ushtrisë dhe vullnetarë ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për shuarjen e flakëve me një perimetër 12 km.

dropull zjarr mal i gjere gjirokaster

Sondazh

Poll