Aktualitet

Përfshihet nga flakët një shtëpi në Berat, shkak dyshohet rrjedhja e bombolës së gazit

Sipas raportimeve mësohet se zjarri ka rënë nga rrjedhja e një bombole gazi. Më tej bëhet me dije se nga rrjedhja e gazit është përfshirë nga flakët me shpejtësi njërën nga dhomat.

12 Korrik 2024, 21:11 Nga N.F
Përfshihet nga flakët një shtëpi në Berat, shkak
Bombola e gazit

BERAT- Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë në lagjen “Barrikadë” në Berat. Sipas raportimeve mësohet se zjarri ka rënë nga rrjedhja e një bombole gazi. Më tej bëhet me dije se nga rrjedhja e gazit është përfshirë nga flakët me shpejtësi njërën nga dhomat.

Mësohet se ka vetëm dëme materiale dhe zjarrfikëset pas marrjes së njoftimit janë nisur me 3 mjete drejt banesës. Ata vendosën nën kontroll situatën me shpejtësi duke fikur zjarrin.

berat zjarr

Sondazh

Poll