Aktualitet

Nga burgu i Reçit, Izet Haxhia do transferohet në burgun e Rrogozhinës, avokati: I rrezikohet jeta

Sipas avokatit të tij, Izet Haxhia para se të transferohej në Burgun e Reçit, ka evidentuar me prova se jeta e tij ishte e rrezikuar në Rrogozhinë, Peqin, Burrel dhe se më pas autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve e çuan në Burgun e Reçit.

12 Korrik 2024, 20:40 Nga r.ll
Nga burgu i Reçit, Izet Haxhia do transferohet në burgun e
izet haxhia

SHKODËR- Izet Haxhia do të transferohet ditën e nesërme nga burgu i Reçit në burgun e Rrogozhinës, ku do të presë gjykimin e radhës nga Gjykatën Kushtetuese. Avokati, Idajet Beqiri tha se Haxhia është njoftuar në mënyrë të papritur dhe kjo lëvizje për transferim është me sfond të dyshimtë.

Sipas avokatit të tij, Izet Haxhia para se të transferohej në Burgun e Reçit, ka evidentuar me prova se jeta e tij ishte e rrezikuar në Rrogozhinë, Peqin, Burrel dhe se më pas autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve e çuan në Burgun e Reçit.

Më 26 maj, Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e apelit të vitit 2022 që la në fuqi dënimin me 21 vite burg të Izet Haxhisë për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në vitin 1998. Ai u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim". Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës por më pas kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta.

Ndërsa në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, duke nisur kështu edhe betejën me drejtësinë shqiptare për Haxhinë, i cili kërkoi edhe dëshminë e Sali Berishës dhe të ish-truprojës së Azem Hajdarit, por asnjë prej tyre nuk u mor parasysh nga gjyqtarët e çështjes.  Për vrasjen u dënua dhe vëllai i Izetit, Ismet Haxhia me 20 vite heqje lirie, por tani e ka kryer dënimin dhe i është rikthyer jetës normale. Ndërsa bashkëpunëtori tjetër Jaho Salihi (Mulosmani) është dënuar me burg përjetë. 

izet haxhia burgu i recit burgu i rrogozhines

Sondazh

Poll