Art&Argëtim

VIDEO/ Adele nervozohet gjatë ndeshjes Angli-Hollandë, i kthehet keq tifozit: Mbylle gojën!

Këngëtarja ndoqi ndeshjen në Dortmund ditën e djeshme, duke parë skuadrën e saj teksa siguroi një fitore 2-1 dhe një vend në finalen e së dielës.

11 Korrik 2024, 16:14 Nga S.B
VIDEO/ Adele nervozohet gjatë ndeshjes Angli-Hollandë, i kthehet keq
Adele

GJERMANI- Orët e fundit në rrjetet sociale po qarkullon një video e këngëtares Adele e pranishme në ndeshjen gjysmëfinale mes Anglisë dhe Hollandës. Këngëtarja ndoqi ndeshjen në Dortmund ditën e djeshme, duke parë skuadrën e saj teksa siguroi një fitore 2-1 dhe një vend në finalen e së dielës.

Por ndërsa të gjithë dukej se ishin në humor të mirë, Adele dëshironte ta shikonte ndeshjen në paqe. Videoja e cila është bërë virale në rrjetet sociale, tregon Adele të ulur në tribunë, e rrethuar nga tifozët, pak para se Harry Kane të shënonte golin e parë për Anglinë.

Pak sekonda para penalltisë, Adele u kthye nga turma dhe i bërtiti një tifozi: Mbylle gojën!

Fansat e saj nuk e morën shumë mire gjestin, duke komentuar në rrjetet sociale: Kush mendon ajo se është? Shumë e pasjellshme…

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Archbishop of Banterbury???????? (@thearchbishopofbanterbury)

adele euro2014

Sondazh

Poll