Sport

Conference League/ Partizani shpërdoron mundësinë, kualifikimi mbetet për në Maltë

Zhgënjyese loja e Partizanit, goli i Muratajt vetëm një vegim, pasi maltezët barazojnë në 1-1. Kualifikimi mbetet për në Maltë

11 Korrik 2024, 22:17 Nga DOSJA
Conference League/ Partizani shpërdoron mundësinë, kualifikimi

TIRANE - Partizani vetëm barazim 1-1 në ndeshjen e parë përballë maltezëve të Marsaxlokk në raundin e parë kualifikues të Conference League.

Nënkampionët e Shqipërisë, edhe pse shënuan që në minutën e dytë me Valentino Muratajn, pas një topi të gjatë të dhënë nga Rifa, nuk ia dolën të merrnin atë që prisnin përballë një kundërshtari modest, që jo vetëm barazoi, por rrezikoi edhe ta fitonte ndeshjen (1-1).

Goli i shpejtë i të kuqve dha përshtypjen e rremë se do të kishte goleadë, për goditja fantastike e Yurit (15’) ndryshoi krejtësisht rrjedhjen e lojës.

Partizani kishte minuta të tëra në dispozicion për të shënuar gola të tjerë, që do do t’i jepnin fitoren, por e kishte të pamundur të tundte sërish rrjetën.

Kësisoj, pas një jave “Demat” duhet të fitojmë në ndeshjen e kthimit në transfertë për të prerë biletën për raundin e dytë të Conference League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll