Sport

ZYRTARE/ Ruud van Nistelrooy rikthehet te Manchester United...

Holandezi bashkohet me ekipin teknik të Erik ten Hag dhe nënshkruan për dy sezone

11 Korrik 2024, 18:16 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Ruud van Nistelrooy rikthehet te Manchester United...

ANGLI - Manchester United njoftoi ardhjen e Ruud van Nistelrooy dhe René Hake, të cilët do t'i bashkohen ekipit teknik të Erik ten Hag.

Ish-sulmuesi kaloi pesë sezone në Mançester dhe tani rikthehet si asistent, duke nënshkruar një kontratë për dy sezone, pra deri në qershor 2026.

“Jam shumë i kënaqur që ata kanë pranuar t'i bashkohen projektit tonë, duke i shtuar përvojën, njohuritë dhe energjinë stafit. Tani është një moment i mirë për të rifreskuar skuadrën teknike, pasi ne kërkojmë të ndërtojmë objektivat e arritura në dy vitet e fundit dhe të përpiqemi të arrijmë nivelin tjetër”,- tha kryetrajneri i “Djajve të Kuq”, për kanalin e klubit.

Darren Fletcher dhe Steve McClaren mbeten nën komandën e Erik Ten Hag, ndërsa Mitchell van der Gaag dhe Benni McCarthy largohen nga klubi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll