Sport

Conference League/ Barazon Tirana, kualifikimi vendoset në “Elbasan Arena”...

Bardheblutë e Tiranës barazuan 1-1 në transfertë me gjerorgjianët e Torpedo Kutaisit, ndeshja e kthimit në “Elbasan Arena” përcaktuese për kualifikimin

11 Korrik 2024, 21:27 Nga DOSJA

GJEORGJI - Në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League, Tirana u përball me gjeorgjianët e Torpedo Kutaisit, në një ndeshje të luftuar që përfundoi në barazim 1-1. Bardheblutë e kryeqytetit treguan karakter dhe vendosmëri për të arritur një rezultat sa më pozitiv në tokën gjeorgjiane.

Në minutën e 20-të, vendasit arritën të shënojnë golin e parë. Pas një aksioni të shpejtë në të djathtën, një harkim i rrezikshëm u devijua nga Mici në shtyllën e parë, duke shënuar autogol në portën e tij. Ky moment i dha avantazhin Torpedo Kutaisit.

Minuta e 39-të solli një përpjekje për barazim nga ana e Micit, i cili provoi të shënojë me një gjuajtje të fortë nga distanca. Megjithatë, portieri i Torpedo Kutaisit arriti të devijojë sferën në këndore, duke ruajtur avantazhin e skuadrës së tij.

Në minutën e 75-të, mesfushori spanjol Soler i Tiranës gjuajti nga distanca, por sfera ndaloi në duart e portierit vendas, i cili u tregua i saktë dhe i sigurt në pozicionin e tij.

Barazimi erdhi në minutën e 87-të, kur Haxhiu arriti të shënojë për Tiranën, duke çuar shifrat në 1-1. Ky gol ishte një moment i rëndësishëm për skuadrën shqiptare, duke i dhënë shpresë dhe moral për ndeshjen e kthimit.

Conference League/ Barazon Tirana, kualifikimi vendoset në “Elbasan

Në fund të ndeshjes, Tirana doli nga fusha me një barazim të vlefshëm, i cili gjithsesi nuk mjafton për t’u kualifikuar. Do të jetë ndeshja e kthimit në “Elbasan Arena” ajo që do të përcaktojë se cila skuadër do të kalojë në turin e dytë të Conference League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll