Politike

"Po boshatiset Shqipëria", Balliu flet për skenarët e protestës dhe çfarë pritet të ndodhë: Nuk do të ketë dhunë

Balliu tha se protesta synon largimin e kësaj qeverie, për t’u dhënë mundësi shqiptarëve që të votojnë të lirë.

11 Korrik 2024, 17:07 Nga r.ll
"Po boshatiset Shqipëria", Balliu flet për skenarët e
klevis balliu

TIRANË- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka folur lidhur me protestën e opozitës, e cila do të mbahet pas tre orësh përpara kryeministrisë.

Balliu tha në një intervistë në News24 se kjo protestë do t’i tregojë të gjithë botës që ne jemi një opozitë që nuk përqafojmë kartelin e “Sinaloas”. Më tej tha se në protestë po ashtu do të kërkohet edhe lirimi i Sali Berishës, liderit të opozitës. Balliu tha se protesta synon largimin e kësaj qeverie, për t’u dhënë mundësi shqiptarëve që të votojnë të lirë.

“Edi Rama është një kryeministër që nga përgjimet del nga karteli i Sinaloas te ai i Avdylajve, ndaj me të nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Një qeveri teknike, lirimi i liderit të opozitës, por mbi të gjitha e ardhmja e vendit, pasi po boshatiset Shqipëria, 47 % e fëmijëve janë të kequshqyer”, tha ai.

Balliu u shpreh se çfarë ndodh në protestë është vullnet i qytetarëve, duke theksuar se qytetarët dhe opozita nuk bëjnë dhunë.

“Dhunë bën qeveria, nëse ajo do të bëjë dhunë, natyrisht ne do të dimë si ti përgjigjemi. Qytetarët të na bashkohen në protestë, të vijnë jo për PD-në, por për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Jemi në një batak të egër që është krijuar si pasojë e korrupsionit. Qytetarët të vijnë në protestë për të ruajtur fëmijët e tyre, pasi kemi drejtorë shkollash që tregtojnë drogë, dhe mjekë e infermierë që tallen me qytetarët”, tha Balliu.

klevis balliu protesta e opozitës 11 korrik 2024

Sondazh

Poll