Sport

“Euro 2024”/ UEFA e ka vendosur... Gjyqtari francez i ndeshjes Kroaci - Shqipëri, do të jetë edhe arbitri i finales Spanjë - Angli!

Francois Letexier, arbitri francez 35-vjeçar që ka gjykuar ndeshjen Shqipëri-Kroaci (2-2), i konsideruar  nga shumë njerëz si e ardhmja e arbitrimit kontinental do të drejtojë edhe finalen Spanjë - Angli 

11 Korrik 2024, 14:47 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ UEFA e ka vendosur... Gjyqtari francez i ndeshjes

GJERMANI - Caktim surprizë i arbitrit për finalen e Kampionatit Evropian të Futbollit, ku do të përballen Spanjën dhe Anglinë në Berlin. UEFA ka vendosur, që ndeshjen finale t’ia besojë arbitrit Francois Letexier, një francez 35-vjeçar, i konsideruar nga shumë njerëz si e ardhmja e arbitrimit kontinental.

Asnjë sfilatë nderi për Daniele Orsato që e mbylli karrierën e tij me çerekfinalen mes  Zvicrës dhe  Anglisë, si dhe për Clement Turpin apo dhe Szymon Marciniak, ndër favoritët për të udhëhequr sfidën në Olympiastadion.

Një zgjedhje kurioze e bërë nga dizenjatori Roberto Rosetti, por që në të njëjtën kohë shpërblen arbitrin e ndeshjeve transalpine, duke bërë paraqitjen e tij të katërt në këtë kampionat europian, pasi ka gjykuar Kroaci-Shqipëri dhe Danimarkë-Serbi në fazën e grupeve, si dhe Spanjë-Gjeorgji në të tetat. Në sezonin e fundit, Letexier u përball me pesë ndeshje të Champions League, përveç Superkupës së Evropës, mes Manchester City dhe Sevilla. 

Bilbili francez do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa Marciniak do të jetë gjyqtari i katërt. Roli i Video Asistent Arbitrit (VAR) iu caktua Jerôme Brisard (Francë), i ndihmuar nga Willy Delajod (Francë) dhe  Massimiliano Irrati (Itali). Tomasz Listkiewicz (Poloni) më në fund do të përfundojë stërvitjen e tij, si ndihmës arbitri rezervë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll