Sport

Anglia, skuadra e katërt që është në dy finale radhazi në Euro…

Holanda është eliminuar në 5 nga 6 gjysmëfinalet e saj në Euro. Duke shtuar Kupën e Botës, ‘portokallinjtë’ kanë gjithsej 7 eliminime në 9 gjysmëfinale.

11 Korrik 2024, 07:30 Nga DOSJA
Anglia, skuadra e katërt që është në dy finale radhazi

GJERMANI - Falë një goli shpëtimi nga Ollie Watkins në fund të ndeshjes mbrëmjen e kësaj të mërkure (2-1), anglezët mposhtën Holandën dhe i ofruan vetes një finale kundër Spanjës. Po hidhini një shifrave të ndeshjes:

3 - Finalet e fundit të Euros për meshkuj (2024) dhe U-22 (2023) do të jenë Angli-Spanjë. Ashtu si finalja e Kupës së Botës për femra 2023.

5 - Holanda është eliminuar në 5 nga 6 gjysmëfinalet e saj në Euro. Duke shtuar Kupën e Botës, ‘portokallinjtë’ kanë gjithsej 7 eliminime në 9 gjysmëfinale.

4 - Finalist në vitin 2021, Anglia bëhet skuadra e 4-të që bën dy finale në Euro pas BRSS (1960-1964), Gjermanisë (1972-1976, 1976-1980, 1992-1996) dhe Spanjës (2008-2012).

6 - Harry Kane është tani golashënuesi më i mirë në fazën eliminatore të Euros me 6 gola, duke u bërë lojtari i tretë që shënon në dy gjysmëfinale radhazi (Viktor Ponedelnik dhe Valentin Ivanov për BRSS në 1960-1964). Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë evropian në fazën eliminatore të një turneu madhor (Botëror + Euro) me 9 gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll