Sport

Hajduk-Fenerbahce 1-0 në Graz, një miqësore që nuk kalon pa sherr! Gattuso dhe Mourinhon bëjnë ‘paqeruajtësin’

Pati një sherr të shkaktuar mes Livajës dhe Xhikut, ku dy trajnerët u detyruan të futeshin në fushë për të qetësuar futbollistët

11 Korrik 2024, 10:30 Nga DOSJA
Hajduk-Fenerbahce 1-0 në Graz, një miqësore që nuk kalon pa

AUSTRI - Ndeshje prestigjioze miqësore në Merkur-Arena në Graz, me protagonistë dy trajnerë të njohur të vjetër të Serisë A: Hajduk Split i Gennaro Gattusos mundi me vështirësi Fenerbahçen e José Mourinhos.

Miqësorja përfundoi 1-0 për skuadrën kroate, falë golit të shënuar pak minuta nga fundi nga Durdov. Gjithsesi, kjo ndeshje nuk ishte e lehtë për t'u menaxhuar…

Siç raporton Fanatik, temperamenti shpesh shpërtheu (veçanërisht pati një sherr të shkaktuar mes Livajës dhe Xhikut, të cilët u përplasën), ku dy trajnerët u detyruan të futeshin në fushë për të bërë rolin e paqebërësit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll