Aktualitet

Aktivë që nga mbrëmja e djeshme, vatrat e zjarrit marrin "pushtetin" në disa zona në Delvinë, zjarrfikësit vështirësi nga terreni

Sipas infromacioneve nga vendi i ngjarjes situata është problematike pasi mjetet e zjarrfikësve kanë vështirësi të shkojnë aty ku janë vatrat e zjarrit. Mësohet se po përdoren mjete rrethanore për të fikur zjarrin ndërsa flakët janë pranë puseve të naftës.

10 Korrik 2024, 22:30 Nga N.F
 

 

Aktivë që nga mbrëmja e djeshme, vatrat e zjarrit marrin
Zjarri

DELVINË- Që prej mbrëmjes së djeshme zjarri ka marrë pushtetin në Kardhikaq në bashkinë e Finiqit. Ndërkohë raportohet se flakët janë përhapur edhe në malin e Sopotit në vendin e quajtur Lefkë, mbi Delvinë.


Sipas infromacioneve nga vendi i ngjarjes situata është problematike pasi mjetet e zjarrfikësve kanë vështirësi të shkojnë aty ku janë vatrat e zjarrit. Mësohet se po përdoren mjete rrethanore për të fikur zjarrin ndërsa flakët janë pranë puseve të naftës. Zjarrfikës të Delvinës, Sarandës, Finiqit dhe banorë të zonës me pompa uji në krahë përpiqen të shuajnë zjarrin.

delvine zjarr

Sondazh

Poll