Politike

Mbledhja e Këshillit të Ministrave, miratohen dy projektligje, mes tyre edhe propozimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze

Sipas njoftimit sot u miratua propozimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

10 Korrik 2024, 15:55 Nga N.F
Mbledhja e Këshillit të Ministrave, miratohen dy projektligje, mes
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e Këshillit të Ministrave. Në mbledhjen e datës 10 korrik u miratuan disa projekligje. Në lidhje me këto miratime Kryeministria ka dalë me një njoftim ku ka bërë me dije projektligjet e miratuara.

Sipas njoftimit sot u miratua propozimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Më tej në njoftim thuhet se Këshilli i Ministrave miratoi edhe për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë  dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 10 Korrik 2024: 


V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI) DHE AGJENCISË FRANCEZE PËR ZHVILLIM (HUADHËNËSI), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “NJË HUA PËR POLITIKA PUBLIKE PËR TË MBËSHTETUR AFTËSINË PËRTËRITËSE DHE ZHVILLIMIN E GJELBËR TË SHQIPËRISË””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

P R O J E K T L I GJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI) DHE AGJENCISË FRANCEZE PËR ZHVILLIM (HUADHËNËSI), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “NJË HUA PËR POLITIKA PUBLIKE PËR TË MBËSHTETUR AFTËSINË PËRTËRITËSE DHE ZHVILLIMIN E GJELBËR TË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA

keshilli i ministrave projektligji

Sondazh

Poll