Politike

Vendimi i GJK për mandatin e Xhaçkës, Meta: Institucion i kapur nga Ramaforma! Për zgjedhjet në Himarë do kemi të njëjtin qëndrim si PD

Nga ana tjetër për zgjedhjet në Himarë, ai theksoi se gjithçka është pjesë e një skenari mafioz dhe se mazhoranca kërkoi të marrë me dhunë dhe forcë bashkinë e Himarës.

10 Korrik 2024, 14:16 Nga r.ll
 
Vendimi i GJK për mandatin e Xhaçkës, Meta: Institucion i kapur
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë të zhvilluar sot me mediat u pyet në lidhje me vendimin e GJK për mandatin e Olta Xhaçkës dhe si dhe për zgjedhjet në Himarë.

Meta tha se edhe Gjykata Kushtetuese është e kapur nga "Ramaforma" dhe se qëndrimet e saj duhet të ishin të prera dhe të qarta me kohë.

Pyetje: Zoti Meta, vetëm pak minuta më parë Gjykata Kushtetuese, ka kërkuar nga Kuvendi që të nisë kërkesën e disa deputetëve, për mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka, keni një koment?

Përgjigje: Konflikit i interesave është në nivelet më të jashtëzakonshme. Dhe dihet, që edhe Gjykata Kushtetuese është një institucion i kapur nga Ramaforma. Dhe, qëndrimet e saj duhet të kishin qenë të qarta dhe të prera me kohë. Jo vetëm për këtë çështje, por dhe për të gjitha çështjet e tjera që kanë të bëjnë me interesin publik, apo me interesin kombëtar.

Nga ana tjetër për zgjedhjet në Himarë, ai theksoi se gjithçka është pjesë e një skenari mafioz dhe se mazhoranca kërkoi të marrë me dhunë dhe forcë bashkinë e Himarës.

Pyetje: Përsa i përket zgjedhjeve që pritet të bëhen në Himarë, di do të kandidojë Partia e Lirisë? Do të marrë pjesë e vetme, apo do të jetë në koalicion me PD?

Përgjigje: Lidhur me zgjedhjet në Himarë, dua të vlerësoj se gjithçka është pjesë e një skenari mafioz, që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës. Dhe me parimet mbi të cilat ai funksionon. Gjithçka është bërë fakt i kryer në një kohë rrufe. Duke, tentuar për të marrë me dhunë, me forcë, dhe në mënyrë të paligjshme bashkiën e Himarës.  Atë që nuk u arrit të merrej as me dhunë, as me forcë, dhe as me rrëmbimin mafioz që iu bë zotit Bejleri, dy netë përpara zgjedhjeve. Është tepër e qartë, se vendi është në momentet më të errëta të demokracisë, dhe respektimit të shtetit ligjor. Pasi, të gjithë e dimë se për të dërguar zotin Bejleri për të bërë betimin ishte e pamundur, por për të dërguar në KQZ. për t’i hequr mandatin ishte plotësisht e mundur. Ky është një regjim policor, kriminal që duhet shembur. Dhe, për çështjen e Himarës, ne do të kemi të njëjtin qëndrim me Partinë Demokratike.

Në fund të fjalë së tij dhe komunikimit me gazetarët Meta iu bëri thirrje qyetarëve të marrin pjesë në protestën kombëtare të Partisë Demokratike që do të mbahet nesër në orën 20:00. 

"Dhe njëherë të gjithë anëtarave, simpatizantëve të Partisë së Lirisë, të gjithë qytetarëve të Tiranës, të ju bëj thirrje që nesër të bashkohen në një nga manifestimet më historike, kundër narko-shtetit, kundër narko-regjimit, dhe në mbrojtje të interesit public, dhe interesave kombëtare.", tha Meta.

 

ilir meta mandati i xhackes gjykata kushtetuese zgjedhjet ne himare

Sondazh

Poll