Politike

Procesi Berlinit/ Tabaku në mbledhjen e KKIE: Proces integral i rrugës drejt Integrimit Europian

Tabaku gjithashtu iu drejtua Ministrit Taulant Balla, duke i thënë se janë ende të freskëta skenat e shqiptarëve që shkojnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.

10 Korrik 2024, 14:29 Nga I.A
Procesi Berlinit/ Tabaku në mbledhjen e KKIE: Proces integral i rrugës
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka folur në lidhje me procesin e Berlinit dhe integrimin europian. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian,Tabaku nënvizoi rëndësinë e procesit që është lënë pas dore nga qeveria socialisite prej disa vitesh, ndërkohë që në fokusin e saj kësaj radhe ishte çështja e rendit publik.

“Procesi i Berlinit u ideua si një urë tjetër bashkëpunimi dhe fuqizimi të një lidhje fizike por që duhet të ishte edhe institucionale mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Procesi, kishte idenë dhe buronte nga filozofia e ofrimit tek vendet e Ballkanit Perëndimor jo vetëm të granteve dhe mundësive për zhvillimin infrastrukturor por edhe si një mundësi për të fuqizuar edhe më shumë institucionet demokratike të vendit. Në pak fjalë Procesi Berlinit është një proces integral i Integrimit Europian”, tha Tabaku.

Tabaku gjithashtu iu drejtua Ministrit Taulant Balla, duke i thënë se janë ende të freskëta skenat e shqiptarëve që shkojnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.

“Një vit më parë aksionet e SPAK dëshmuan lidhje të krimit të organizuar me drejtues të lartë të policisë, po ashtu treguan se si drejtues të policisë kishin kontakte të papërshtatshme përmes platformave të enkriptuara me figura të rëndësishme të botës së krimit. E gjitha kjo vjen kur Shqipëria që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, ka pasur histori dhe dosje si ajo e Dibrës ku drejtues policie bashkërendonin me persona me precendentë penalë blerjen e votave” u shpreh Tabaku.

jorida tabaku

Sondazh

Poll