Politike

Padia e Tedi Malaveci në lidhje me mikrokreditë, GJKKO detyron Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë të hetojë Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë

Dhoma Kombëtare të Përmbaruesëve Gjyqësore Privatë ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës ndaj Guvernatorit, për shpërdorim detyre të lidhur me institucionet mikrofinanciare. Mësohet se ky hetim ka ardhur pas kallëzimit të bërë nga kreu i Dhomës së Përmbaruesve, Tedi Malaveci për skandalin me mikrokreditë. 

10 Korrik 2024, 13:54 Nga I.A
Padia e Tedi Malaveci në lidhje me mikrokreditë, GJKKO detyron
Gent Sejko

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko do të përballet me një proces gjyqësor pas vjeshtës. Dhoma Kombëtare të Përmbaruesëve Gjyqësore Privatë ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës ndaj Guvernatorit, për shpërdorim detyre të lidhur me institucionet mikrofinanciare. Mësohet se ky hetim ka ardhur pas kallëzimit të bërë nga kreu i Dhomës së Përmbaruesve, Tedi Malaveci për skandalin me mikrokreditë. 

Këtë të mërkurë gjyqtarja Flora Hajredinaj, pas ankimimit të bërë nga Malaveci ndaj vendimit të SPAK për pushimin e çështjes, ndaj Gent Sejkos, ka vendosur ta cilësojë të pavlefshme kërkesën e SPAK. Gjyqtarja e cilëson të pavlefshme kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen ndaj guvernatort të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që ia ka kthyer aktet strukturës së posaçme për plotësim hetimesh.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridikisionit të Përgjithsthëm Tiranë ka sjellë për gjykim kërkesën me objekt: pushimin e procedimit penal të vitit 2022 për veprën penale "shpërdorimi i detyrës" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, mbi bazën e kallëzimit penal të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesëve Gjyqësore Privatë, të kryer kundër Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko," shkruhet në dosje.

Seanca paraprake ishte parashikuar të mbahej më 28 maj të këtij viti, por as Sejko dhe asnjë përfaqësues tjetër i Bankës së Shqipërisë nuk ka qenë i pranishëm në seancë, ndërsa nga pala paditëse në sallë ka qenë vetë Tedi Malaveci.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, ka vendosur deklarimin e pavlefshmërisë së kërkesës për pushimin e procedimit penal dhe ka bërë kthimin e akteve pranë SPAK. GJKKO i ka lënë SPAK 3 muaj kohë që të hetojë Sejkon dhe ka vendosur që seanca gjyqësore paraprake të mbahet më datë 16.10.2024, në orën 10:00.

 

 

 

 

gent sejko

Sondazh

Poll