Politike

"Pse e paragjykoni lënien e mandatit"/ Pjerin Ndreu debat me gazetarët: Mua më ka thirrur SPAK-u, jo kolegët

Pas përfundimit të marrjes në pyetje nga prokurorët e SPAK, Ndreu ka pasur një debat me gazetarët nëse duhet që ta lërë mandatin.

10 Korrik 2024, 11:33 Nga I.A
"Pse e paragjykoni lënien e mandatit"/ Pjerin Ndreu debat me
Pjerin Ndreu

TIRANË- Kryetari i Bashkisë në Lezhës, Pjerin Ndreu ka shkuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Pas përfundimit të marrjes në pyetje nga prokurorët e SPAK, Ndreu ka pasur një debat me gazetarët nëse duhet që ta lërë mandatin.

"Pse e paragjykon lënien e mandatit. Nuk ka lidhje as me lënien e mandatit. Ajo që kam bërë unë është detyra në shërbim të komunitetit. Nuk kam bërë ndaj shtetit, apo të tjerëve dhe nuk ekziston", tha Ndreu.

I pyetur nëse atë e kishin thirrur 'kolegët' e tij, Ndreu theksoi se kërkesa i erdhi nga SPAK-u.

"Unë kam ardhur se më ka thirrur SPAK", tha Ndreu.

I pyetur nëse SPAK do të ngrejë akuza ndaj tij, Ndreu tha se nuk e shikon të arsyeshme këtë gjë.

"Ta shohim, këtu jemi, do ta shohim. Unë për vete nuk e shoh të arsyeshme që të ngrejnë akuza. Por nëse do të ngrihen do të përballemi", theksoi Pjerin Ndreu.  

pjerin ndreu

Sondazh

Poll