Politike

A do të bashkëpunojë me opozitën në 2025? Flet kreu i Lëvizjes Bashkë: Nuk e përjashtoj mundësinë që nesër...

Ai u shpreh se nuk përjashton bashkëpunimin me partitë e reja, por e kushtëzon: çdo bashkëpunim që të jetë serioz duhet të ketë kushte.

9 Korrik 2024, 22:43 Nga r.ll
A do të bashkëpunojë me opozitën në 2025? Flet kreu i
arlind qori

TIRANË- Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë është pyetur nëse do të ketë një bashkëpunim me opozitën në zgjedhjet e 2025. I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me të gjitha partitë që sipas tij në këto 30 vjet kanë vjedhur shqiptarët.

Qori tha se nëse ai do të pranonte të bashkëpunonte me Sali Berishën apo Edi Ramën nuk përjashtonte mundësinë që nesër në rrugë qytetarët ta hidhnin nga shkallët.

“Dikur ftoheshin qelbësirat të bëheshin bashkë, sot u kërkohet qelbësirave dhe njerëzve të ndershëm të bëhen bashkë. Në 2025 mendoj se asnjë parti nuk do të ketë shumicën, pra asnjë parti nuk do të arrijë të marrë 71 mandate. Partia më e fortë do të tentojë të blejë deputetë, le të blejë Edi Rama ca deputetë te Berisha, apo anasjelltas Berisha te Rama, po të duan le të bëjnë një qeverisje të madhe, por në fund të fundit, ne nuk do të bëjmë koalicion me asnjë nga këto të korruptuarit”, tha Qori.

Ai u shpreh se nuk përjashton bashkëpunimin me partitë e reja, por e kushtëzon: çdo bashkëpunim që të jetë serioz duhet të ketë kushte.

“A jeni seriozë që të luftojmë krimin, oligarkinë dhe kokat e vjetra të politikës? Ne s’mund të luftojmë Ramën, por jo Berishën. Së dyti janë protestat, lufta në terren. Asnjë subjekt i ri politik nuk na është bashkuar në protesta, nuk kam parë askënd që të protestojë apo të na bashkohet ne në protesta”, tha Qori.

Ai tha se bashkëpunimet i bazon mbi parimet, veçanërisht ato morale, pasi deri më sot ajo që ka ndodhur në politikën shqiptare kanë qenë pazaret, aleancat me synim që të hyjnë në Kuvend.

arlind qori levizja bashke opozita

Sondazh

Poll