Sport

E PABESUESHME!... Holanda bllokohet te stacioni i trenit për në Dortmund. Anulohet udhëtimi dhe humbet konferenca e shtypit

Kombëtarja e Holandës duhej të merrte një tren nga Wolfsburg në Dortmund për ndeshjen gjysmëfinale, por shërbimi u anulua.

9 Korrik 2024, 19:07 Nga DOSJA
E PABESUESHME!... Holanda bllokohet te stacioni i trenit për në

GJERMANI - Përgatitjet e Holandës për ndeshjen e saj kundër Anglisë në gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian u ndërprenë të marten, kur atyre iu desh të riorganizonin dhe ndryshonin planet e udhëtimit drejt qytetit të Dortmundit, për shkak të një "bllokimi" në një linjë hekurudhore.

Holandezët do të merrnin një tren nga Wolfsburg në Dortmund, por shërbimi u anulua, thanë nga stafi i portokallinjve.

Skuadrës, në vend të kësaj, iu desh të fluturonte në udhëtimin e shkurtër drejt Dortmundit, duke detyruar anulimin e konferencës për shtyp, të planifikuar para ndeshjes të Holandës në Iduna Park me trajnerin Ronald Koeman dhe mbrojtësin Nathan Aké.

"Aktualisht jemi duke kërkuar për opsione të tjera,"- tha ekipi në lidhje me konferencën për shtyp, e cila tani mund të mbahet në Zoom.

Mediat holandeze raportuan se lojtarët dhe stafi ishin në platformën e trenit kur mësuan për problemet me shërbimin hekurudhor. Gjermania është goditur me temperatura shumë të larta të martën.

Anëtarët e ekipit zakonisht bëjnë një shëtitje në fushë, një ditë para ndeshjes në Euro 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll