Sport

Skandal!... Një anëtar i stafit mbështetës të Kombëtares së Shqipërisë, po hetohet për një përdhunim të mundshëm në Kaiserau

Një skandal i rëndë duket se do të përfshijë stafin mbështetës të Kombëtares shqiptare që mori pjesë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Gjermani.

9 Korrik 2024, 16:45 Nga DOSJA
Skandal!... Një anëtar i stafit mbështetës të

GJERMANI - Re gri mbi aventurën e kuqezinjve në Euro 2024. Saktësisht mbi qendrën stërvitore të Kombëtares së Shqipërisë…

Sipas njoftimit të Prokurorisë publike të Dortmundit, këtë të hënë (8 korrik) një anëtar i stafit mbështetës të Kampionatit Europian të Shqipërisë, po hetohet për një vepër të dyshuar seksuale në qendrën sportive Kaiserau në Kamen.

“Ndaj burrit nga Shqipëria po vijojnë procedimet për krim seksuale”,- thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Gjatë pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian 2024, kombëtarja shqiptare qëndroi në qendrën sportive Kaiserau në Kamen.

Më 23 qershor, punonjësi e stafit mësohet se ka kapur nga krahu një punonjëse të qendrës sportive dhe ka kryer akte seksuale kundër vullnetit të saj në një zonë lavanderie.

Policia e qarkut Unna u informua për incidentin rreth orës 19:30, konfirmoi zëdhënësi i policisë Bernd Pentrop.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur menjëherë para nisjes së Kombëtares shqiptare drejt Dusseldorfit. Atje, skuadra kuqezi u përball me skuadrën spanjolle në ndeshjen e fundit të grupit.

Prokuroria publike nuk ka dhënë më shumë informacion rreth gjendjes së viktimës së dyshuar. Sipas prokurores publike Sonja Frodermann, ajo nuk ka dijeni për ndonjë lëndim fizik të viktimës, apo qëndrim në spital.

Meike Ebbert, kreu i qendrës sportive Kaiserau, nuk donte të jepte ndonjë informacion të mëtejshëm në lidhje me rastin e rëndë.

“Kujdesi për punonjësen dhe mbrojtja e të drejtave të saj personale janë prioriteti ynë kryesor”, tha Ebbert, duke konfirmuar incidentin.

“Ky sulm plotëson dyshimin fillestar për përdhunim”, tha shefi i departamentit. Megjithatë, zyra e prokurorit publik nuk e përmendi në mënyrë eksplicite përdhunimin në deklaratën e saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll