Sport

Skandal në Gjeorgji! Tiranës i ndalojnë lojtarin në kufi: “Nuk e njohim Kosovën…”

Nëse vitin e shkuar u mbyll një sy për Hasanin, nisur nga eliminimi që i bëri Tirana, Dinamos së Bastumit, këtë here, me sa duket gjeorgjianët kanë vendosur ta “dëmtojnë” kështu skuadrën e Tiranës.

9 Korrik 2024, 18:16 Nga DOSJA
Skandal në Gjeorgji! Tiranës i ndalojnë lojtarin në kufi:

GJEORGJI - Tirana do duhet të bëjë pa mbrojtësin Qëndrim Ismajli. Futbollisti kosovar i afruar gjatë merkatos së verës te bardheblutë nuk ka mundur që të udhëtojë drejt Gjerogjisë për ndeshjen e parë që kryeqytetasit kanë me Torpedo Kutaisi.

Gjerogjia nuk e njeh Kosovën dhe duke qenë se Ismajli ka vetëm pasaportë kosovare, nuk është lejuar të udhëtojë drejt shtetit gjeorgjian. Një problematikë e hasur edhe vitin e shkuar me Hasanin, sulmuesin me origjinë nga Kosova, që luante me bardhebluë, në ndeshjen që kryeqytetasit patën sërish në Batumi, kundër Dinamos. Por nëse atëherë u mbyll një sy, nisur nga eliminimi që i bëri Tirana, Dinamos së Bastumit, këtë herë me sa duket gjeorgjianët kanë vendosur ta “dëmtojnë” kështu skuadrën kundërshtare.

Dokumentacioni i paraqitur për lojtarin nuk ka qenë i mjaftueshëm që të kalonte për të udhëtuar me skuadrën dhe në të tilla rrethana, trajneri Bledi Shkëmbi do të ketë një lojtarë më pak për ndeshjen e parë me Torpedo Kutaisi. Kjo nuk është hera e parë që skuadrat shqiptare përballen me probleme të tilla, ku lojtarëve nga Kosova, ose vendet e huaja nuk lejohen të udhëtojnë në shtete të ndryshme.

Tirana e luan të enjten ndeshjen e saj të parë në Conference League në orën 19:00 në Kutaisi, ndërsa sfida e kthimit do të luhet pas një jave, por mbetet për t’u caktuar se ku do të zhvillohet, pasi ‘Air Albania’ e ka fushën e dëmtuar, ndërsa ‘Selman Stërmasi’ është prej kohësh jo funksional.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll