Sport

Trajneri Scaloni i gatshëm për sfidë: "Do të doja që një ekip evropian, të ftohet për të parë se si është të luash në Copa América"

Trajneri argjentinas i është përgjigjur Marca-s për këtë debat: çfarë është më e vështirë... Euro apo Copa América?

9 Korrik 2024, 17:36 Nga DOSJA

SHBA - Marca spanjole ishte përgjegjëse për mbylljen e konferencës për shtyp të Lionel Scalonit  përpara gjysmëfinales së parë të Copa America, mes Argjentinës dhe Kanadasë (02:00).

Trajneri argjentinas u pyet për një debat mjaft futbollistik, se cili nga të dy kompeticionet është më i vështirë për t’u fituar, Eurokupa apo Copa América?

Kështu është përgjigjur trajneri i Argjentinës, karriera e të cilit është zhvilluar pothuajse tërësisht në Evropë dhe që jeton edhe në Palma de Mallorca: “Nuk mendoj se një Kupë është më e vështirë se një tjetër. Skuadra të rëndësishme kanë mbërritur në gjysmëfinale të Euros, nëse ne fituam Kupën e Botës së kaluar, kjo nuk do të thotë se ne mund të  shkojmë dhe të fitojmë në Eurokupë... 

Unë do të doja që një skuadër europiane të ftohej në Copa America një ditë, në mënyrë që të shihte se si është të luash në një Kupë këtu, dhe anasjelltas, ne atje, edhe pse kjo do të ishte tashmë thuajse një Kupë e Botës. Në fund, vështirësia është e njëjtë në një turne apo në një tjetër.

Mendoj se ka shumë dallime, unë personalisht jam shumë i kënaqur me atë që po bën trajnerir im në Spanjë (Luis de la Fuente ishte mësuesi i tij në stërvitje) dhe le të shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë për të dhe për Argjentinën”.

Më pas ai vazhdoi të diskutojë tema të tjera me interes për Albicelestët, të cilët sot do të përballen në gjysmëfinale me Kanadanë…

Trajneri Scaloni i gatshëm për sfidë: "Do të doja

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll