“Euro 2024”/ Spanja vs Francë: Hiqen maskat, tani në kërkim të finales së Berlinit
GJERMANI - Një hap larg finales së Eurokupës. Të martën, më 9 korrik, duke filluar nga ora 21:00 e natës, Spanja ...
”Sportstar” hedh një vështrim në lojtarët kryesorë, statistikat e ekipeve, rekordet dhe gjithçka që duhet të dini për çdo ekip gjysmëfinal të Euro 2024.
GJERMANI - Euro 2024 po shkon drejt fundit me vetëm katër ekipe të mbetura në garë.
Spanja do të përballet me Francën, ndërsa Anglia me Holandën, teksa këto katër skuadra do të luftojnë midis tyre për lavdinë evropiane.
Sportstar hedh një vështrim statistikor për gjithçka që duhet të dini për çdo ekip gjysmëfinal të Euro 2024:
SPANJA, statistika të ekipit:
● Spanja ka shënuar 11 gola deri më tani në Euro 2024.
● Spanja ka pranuar vetëm dy gola në turne deri më tani.
● Spanja është e katërta për sa i përket zotërimit të topit në turne, me mesatarisht 57.2 %.
● Spanja ka një saktësi në driblime prej 90.2 për qind.
● Spanja ka ndërmarrë më shumë aksione në Euro 2024, me 102 nga të cilat 35 ishin në shënjestër.
● Për sa i përket rikuperimit të topit, Spanja kryeson me 230.
● Spanja në tri ndeshje nuk ka pësuar gol në Euro 2024.
Statistikat e lojtarëve:
● Dani Olmo dhe Fabian Ruiz janë golashënuesit kryesorë për skuadrën La Roja, me nga dy gola. Lamine Yamal është asistuesi i përbashkët i turneut me tre.
● Olmo ka bërë më së shumti tentime në portë për Spanjën (14)
● Rodri ka realizuar më së shumti pasime për Spanjën (329)
● Në mbrojtje Rodri e ka rikuperuar topin më së shumti herë për Spanjën (29)
● Unai Simon sapo ka pësuar dy gola dhe ka bërë 10 pritje në katër ndeshje për Spanjën.
Lojtarët e pezulluar në gjysmëfinale
● Dani Carvajal
● Robin le Normand
Faktet dhe të dhënat kryesore që duhet të dini:
● Spanja është skuadra e vetme, që ka fituar çdo ndeshje të vetme të Euro 2024 deri më tani.
● Spanja mundi Gjermaninë në çerekfinale, pas një fitoreje në kohën shtesë nga Mikel Merino.
● Pedri është jashtë ndeshjes për shkak të një dëmtimi që ka pësuar kundër Gjermanisë.
● Spanja ka fituar tre herë Euro (1964, 2008, 2012)
FRANCA, statistika të ekipit:
● Franca ka shënuar 3 gola deri më tani në Euro 2024.
● Franca deri më tani ka pësuar vetëm një gol në turne.
● Franca është e 13-ta për sa i përket zotërimit të topit në turne me mesatare 50.4 %
● Franca ka një saktësi pasimesh prej 90.8 për qind.
● Franca ka marrë vendin e tretë me më së shumti gjuajtje në Euro 2024 me 89 nga të cilat 21 ishin në objektiv.
● Për sa i përket rikuperimit të topit, Franca është e pesta në listë me 200.
● Franca nuk ka pësuar gol në katër ndeshje deri më tani, më së shumti nga çdo ekip në Euro 2024.
Statistikat e lojtarëve:
● Kylian Mbappe është golashënuesi i vetëm për Francën, pasi dy të tjerët ishin autogola.
● Mbappe ka bërë më së shumti tentime në portë për Francën (8)
● Aurelien Tchouameni ka realizuar më së shumti pasime për Francën (323)
● Në mbrojtje Jules Kounde e ka rikuperuar topin më së shumti herë për Francën (34)
● Mike Maignan sapo ka pësuar një gol dhe ka bërë 16 pritje në pesë ndeshje për Francën.
Lojtarët e pezulluar në gjysmëfinale:
● Franca nuk ka asnjë lojtar të pezulluar për gjysmëfinalen e Euro 2024.
Faktet dhe të dhënat kryesore që duhet të dini:
● Franca nuk ka shënuar ende nga loja e hapur në Euro 2024. Tre golat e saj kanë qenë - 2 autogola, 1 gol me penallti nga Mbappe.
● Franca mundi Portugalinë në çerekfinale me penallti, duke eliminuar skuadrën e Ronaldos.
● Mbappe dëmtoi hundën në ndeshjen hapëse kundër Austrisë dhe po luan të gjithë turneun me maskë të zezë.
● Franca ka fituar dy herë Euron (1984, 2000)
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Një hap larg finales së Eurokupës. Të martën, më 9 korrik, duke filluar nga ora 21:00 e natës, Spanja ...
GJERMANI - Didier Deschamps ka ide të qarta për pikat e forta të Spanjës, kundërshtarit në gjysmëfinalen e Eur...
GJERMANI - “Ne duam të luajmë mirë, por mbi të gjitha të jemi efektivë”. Kështu u shpreh Luis de la Fuente, ...
GJERMANI - Në krah të lojtarëve të kombëtares turke pas humbjes nga Holanda dhe eliminimi nga vazhdimi i Euro 2024, ishte presidenti Ta...
ANGLI - “Tre Luanët” kanë luajtur dobët në Euro 2024, por janë në gjysmëfinale. Paraqitjet e tyre të de...
SHBA - Kolumbia, me James Rodriguez dhe shokët e tij është kualifikuar në gjysmëfinalet e Copa America. Ata fituan 5-0 ndaj Pana...
GJERMANI - Lojtarët ndërkombëtarë të skuadrës franceze të futbollit, të cilët ndodhen në Gjermani për E...
SPANJE - Nico Williams, anësori i Bilbaos, i cili po shkëlqen me kombëtaren e Spanjës në Euro 2024, ka qenë në radarin e Barc...
GJERMANI - Pas pjesëmarrjes së tij në Euro 2024, duke luajtur për Gjermaninë, Leroy Sané iu nënshtrua n...
SPANJE - Në dhjetor të vitit 2022, Luis de la Fuente mori drejtimin e një skuadre spanjole, duke tretur dështimin e saj në Kupën e...