Politike

Çfarë ndodhi/ Erion Veliaj mbyll Instagramin, dhe rrjetet sociale nën shënjestrën e hetimeve të SPAK? (VIDEO)

Mbylljen e Instagramit nga Veliaj e ka postuar dhe faqja satirike Lolita Albania në Facebook, duke e shoqëruar atë me nota ironie. 

9 Korrik 2024, 12:54 Nga I.A
Çfarë ndodhi/ Erion Veliaj mbyll Instagramin, dhe rrjetet sociale
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se i ka shkëputur marrëdhëniet me rrjetin social 'Instagram'. Nga dita e djeshme, Veliaj, ka mbyllur Instagramin, për arsye që ende nuk dihen. Në këtë rrjet, Veliaj ishte shumë aktiv, duke postuar disa herë në ditë, foto nga aktivitetet që bënte, apo të njerezve që takonte. 

 

Mbylljen e Instagramit nga Veliaj e ka postuar dhe faqja satirike Lolita Albania në Facebook, duke e shoqëruar atë me nota ironie. 

Postimi i Lolitës:

Dini gjë pse ka mbyllur instagramin Erion Veliaj? Ça sëkëlldie ka në këto ditë të nxehta vere?

Ndërkohë që në muajt e fundit, Veliaj është vënë nën shënjestrën e SPAK, për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe për dosjen '5D Konstruksion'. 

erion veliaj

Sondazh

Poll