Politike

"Të realizohet vota e diasporës", tryeza Zgjedhjet 2025 me KQZ, Ambasadori i OSBE: Zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Ai ka shtuar se ata duhet të bëjnë të mundur votën e diasporës. Tarran tha se çdo vendim duhet të jetë prej konsensusit të të gjithëve.

9 Korrik 2024, 11:49 Nga M.B
"Të realizohet vota e diasporës", tryeza Zgjedhjet 2025 me
Michel Tarran

TIRANA- Kryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, u ka bërë thirrje, gjatë një tryeze të përbashkët diskutimi me KQZ-në për procesin zgjedhore, palëve politike në vend që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai ka shtuar se ata duhet të bëjnë të mundur votën e diasporës. Tarran tha se çdo vendim duhet të jetë prej konsensusit të të gjithëve.

"Sfidë e pazgjidhur ende zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke përfshirë çështjen e votimit nga jashtë vendit. Secili shtet duhet të zbatojë atë model që i përshtatet me mirë sipas kontekstit. Çdo vendim, duhet të jetë prej konsensusit të të gjithëve.

Ky konsensus duhet të bazohet në bashkëpunim dhe një qasje e tillë do të çonte në votimin nga jashtë vendit. OSBE ehte e angazhuar për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve dhe proceset zgjedhore. Ju ftoj ta shihni prezencën OSBE-së. Kur ka vullnet ka edhe zgjidhje", tha Terran.

osbe

Sondazh

Poll