"Prindërve të mi u thoshte do ta zhduk"/ Ish-burri i vrau bashkëjetuesin, flet 27-vjeçarja: Xhuliano më ka nxjerrë thikën para fëmijëve!
FIER- Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Fier, ku një 39-vjeçar ka goditur me thikë për v...
Sipas dokumentit zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën si dhe kanë falsifikuar dokumente.
KORÇË- Pezullohen nga detyra katër zyrtarë të bashkisë Devoll. Mësohet se Gentian Keco, Altin Cane, Kristi Meslani dhe Eledi Nasto kanë kryer procedurën e prokurimit me objekt blerje mallra materiale ndërtimi për nevojat e Bashkisë, ku rezulton se në të vërtetë nuk është blerë asnjë mall.
Sipas dokumentit: Gentian Keco (Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative), Altin Cane (Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve Publike), Kristi Meslani (Përgjegjës në Sektorin e Transportit në Agjencinë e Shërbimeve Publike) dhe Eledi Nasto (Magazinier në Sektorin e Menaxhimit financiar), kanë shpërdoruar detyrën si dhe kanë falsifikuar dokumente.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë kërkoi pezullimin nga detyra të katër zyrtarëve të Bashkisë së Devollit, shtetasit G.K., A.C., K.M., dhe E.M. nën hetim për Veprat Penale ‘Shpërdorim Detyre’ dhe Falsifikim të dokumenteve’ parashikuar nga nenet 248 dhe 186 të Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve të kallëzimit penal nr.577 të vitit 2023 rezultoi se personat në fjalë kanë kryer procedurën e prokurimit me objekt blerje mallra materiale ndërtimi për nevojat e Bashkisë. Por pasi është shpallur fituesi ndaj të kallëzuarve është ngritur akuza se kanë kryer në mënyrë fiktive si procedurën e marrjes në dorëzim dhe magazinimit të mallrave dhe pajisjeve, ashtu edhe daljen e tyre nga magazinimi dhe përdorimi për punime të ndryshme nga punonjësit e bashkisë. Kallëzuesi pretendon se nuk është blerë asnjë mall.
Gjatë hetimeve të prokurorisë, nga administrimi i pamjeve filmike për periudhën e hetimit nuk shihen hyrje-dalje ngarkesa me materiale ndërtimi. Në vijim të konkluzioneve të nxjerra nga ekspertët, në rrugët rurale të fshatit nuk rezulton të ketë shtresa të reja çakulli apo të ndonjë ndërtimi.
Nga hetimet e kryera, Prokuroria arriti në konkluzionin se punonjësit e bashkisë së Devollit, shtetasit:
G.K. – Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative;
A.C. – Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve Publike;
K.M. – Përgjegjës në Sektorin e Transportit në Agjencinë e Shërbimeve Publike; dhe
E.M. – Magazinier në Sektorin e Menaxhimit financiar.
kanë konsumuar veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe Falsifikimi i dokumenteve’.
Hetimi provoi se akti i marrjes në dorëzim të materialeve më 21.09.2022 nuk pasqyron dorëzimin faktik të të gjitha materialeve. Në këtë kuptim, sipas organit të akuzës personat duhet të mbajnë përgjegjësi penale për veprat e mësipërme. Në bazë të kërkesës së Prokurorisë, gjykata vendosi pezullimin nga detyra të punonjësve të bashkisë.
FIER- Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Fier, ku një 39-vjeçar ka goditur me thikë për v...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim në Tiranë. Mësohet se Korado Mile, ësht&e...
foto ilustruese LUSHNJË- Arrestohet një 39-vjeçar në Lushnjë. Bëhet me dije se 39-vjeçari A.Sh, ka dhunuar fizi...
foto ilustruese FIER- Arrestohet një person dhe procedohen katër të tjerë në Fier. Mësohet se është arrestuar ...
Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqaj TIRANË- Detaje të reja kanë dalë lidhur me dosjen hetimore të ish-ministrit Ilir Beqaj dhe personave...
Foto ilustruese TIRANA- Varësia e ekonomisë ndaj sektorit të ndërtimit në Shqipëri ishte më e larta në Europ&e...
Njoftimi i AMP SHKODËR- Ndalohet oficeri i policisë në Shkodër. Mësohet se AMP, ka ndaluar inspektorin 29-vjeçar GJ.GJ...
foto ilustruese POGRADEC- Procedohet penalisht një 37-vjeçare në Pogradec. Mësohet se B. H 37 vjeçe, është konf...
foto ilustruese KORÇË- Arrestohen dy persona dhe procedohen dy të tjerë në Korçë. Mësohet se një 33-v...
Redi Molla DURRËS- Një nga pronat që është vendosur në sekuestro nga Prokuroria e Posaçme sot është dhe...