Aktualitet

U konfliktua fizikisht me kunatën, procedohet 37-vjeçarja në Pogradec

Bëhet me dije se kjo e fundit është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

9 Korrik 2024, 11:52 Nga S.B
U konfliktua fizikisht me kunatën, procedohet 37-vjeçarja në
foto ilustruese

POGRADEC- Procedohet penalisht një 37-vjeçare në Pogradec. Mësohet se B. H 37 vjeçe, është konfliktuar fizikisht me kunatën e saj.

Bëhet me dije se kjo e fundit është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen B. H., 37 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me kunatën e saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

pogradec dhune

Sondazh

Poll