Aktualitet

Njëri i dehur në timon e tjetri pa patentë, arrestohen dy persona në Korçë

Janë proceduar dy persona kryesisht për dhunë fizike.

9 Korrik 2024, 11:44 Nga S.B
Njëri i dehur në timon e tjetri pa patentë, arrestohen dy persona
foto ilustruese

KORÇË- Arrestohen dy persona dhe procedohen dy të tjerë në Korçë. Mësohet se një 33-vjeçar është arrestuar pasi u kap i dehur në timon, ndërkohë një 22-vjeçar u kap duke drejtuar makinën pa patentë.

Janë proceduar dy persona kryesisht për dhunë fizike.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit:

-L. S., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në bulevardin “Republika”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; 

-E. C., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-L. N., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 12, ka goditur me grusht, në fytyrë, një 26-vjeçar;

-R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.16, është konfliktuar fizikisht me një 34-vjeçar. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

korce

Sondazh

Poll