Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim në Tiranë, Durrës e Shkodër për vjedhje, arrestohet në kryeqytet 26-vjeçari

Bëhet me dije se Mile ishte shpallur në kërkim edhe në Durrës dhe Shkodër po për vjedhje.

9 Korrik 2024, 12:17 Nga S.B
EMRI/ I shpallur në kërkim në Tiranë, Durrës e
foto ilustruese

TIRANË- Arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim në Tiranë. Mësohet se Korado Mile, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 muaj burg për vjedhje.

Bëhet me dije se Mile ishte shpallur në kërkim edhe në Durrës dhe Shkodër po për vjedhje.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar "Sundimi i ligjit".

Kapet dhe ndalohet një 26-vjeçar i shpallur në kërkim nga 3 drejtori vendore të Policisë, për veprën penale "Vjedhja".     

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të masave të përcaktuara në planin operacional "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u kap shtetasi në kërkim Korado Mile, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale "Vjedhja". Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Durrës dhe nga DVP Shkodër, për të njëjtën vepër penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

vjedhje korado mile tirane arrestime

Sondazh

Poll