Aktualitet

I ngritur me paratë e tenderave korruptiv, SPAK vë nën sekuestro hotelin me 5 yje të Redian Mollës në Durrës

Ndërkohë që në përgjimet e SPAK, dyshohet se në këtë hotel është aksioner dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. 

9 Korrik 2024, 11:44 Nga I.A
I ngritur me paratë e tenderave korruptiv, SPAK vë nën sekuestro
Redi Molla

DURRËS- Një nga pronat që është vendosur në sekuestro nga Prokuroria e Posaçme sot është dhe hoteli i ish-drejtorit të Bashkisë Tiranë, Redian Molla. Hoteli me 5 yje në Durrës, dyshohet se është ngritur me paratë e tenderave korruptiv të marrë nga Bashkia Tiranë. Ndërkohë që në përgjimet e SPAK, dyshohet se në këtë hotel është aksioner dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. 

“Shoqëria tregtare “Restur” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, në zotërim të shtetasit R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal. Pasuria 24 % e kuotave në shoqërinë tregtare “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, me seli në Durrës, rregjistruar në emër të shoqërisë tregtare “Restur” sh.p.k, me ortak dhe administrator R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

sekuestrohet kompania 5d konstruksion redian molla erion veliaj

Sondazh

Poll