Aktualitet

EMRI/ Doli një ditë më parë nga burgu, kush është i riu shqiptar që u plagos me armë në Greqi

Në momentin që të dyja mjetet kanë ndaluar, nga “Smart-i" ka zbritur Dhjonisi Kapllani, ndaj të cilit është hapur zjarr nga brenda mjetit “Audi”. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur në kofshë 22-vjeçari shqiptar.

9 Korrik 2024, 11:41 Nga M.B
EMRI/ Doli një ditë më parë nga burgu, kush është
Dhjonisi Kapllani

GREQIA- 22-vjeçari shqiptar Dhjonisi Kapllani, ka mbetur i plagosur sot rreth orës 02:20 në rrugën “Dodekanisou 86” në lagjen Peristeri të Athinës. Mësohet se ka qenë një “Audi” Q2 që ka ndjekur automjetin tip “Smart” ku udhëtonte si pasagjer shqiptari. Në momentin që të dyja mjetet kanë ndaluar, nga “Smart-i" ka zbritur Dhjonisi Kapllani, ndaj të cilit është hapur zjarr nga brenda mjetit “Audi”. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur në kofshë 22-vjeçari shqiptar.

Bëhet me dije se pas kësaj të dyja mjetet janë larguar me shpejtësi duke lënë të plagosur Kapllanin. Ky i fundit rezulton se ditën e djeshme ka dalë nga burgu pasi ishte dënuar për organizatë kriminale dhe trafik droge. Gjithashtu në vitin 2022 ai së bashku me persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri ndaj mjetit të një shtetasi grek për mosmarrëveshje personale.

Nga hetimet e deritanishme të policisë dyshohet se personi që ka plagosur 22-vjecarin Dhjonisi Kapllani, është një grek 26-vjecar me mbiemrin Filanthropopoulos, i cili rezulton me precedentë penalë. 

dhjonisi kapllani

Sondazh

Poll