Aktualitet

SPAK zbardh skemën kurruptive/ Si përfitonin drejtorët nga tenderat abuzivë,paratë i investonin në pasuri të paluajtshme

SPAK me anë të një njoftimi për mediat ka bërë me dije dhe skemën që përdorej, për të përfituar paratë nga tenderat e përcaktuara më para

9 Korrik 2024, 11:37 Nga I.A
SPAK zbardh skemën kurruptive/ Si përfitonin drejtorët nga
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar sot kompaninë “5D Konstruksion”, të drejtorëve të Bashkisë Tiranë. SPAK me anë të një njoftimi për mediat ka bërë me dije dhe skemën që përdorej, për të përfituar paratë nga tenderat e përcaktuara më para. Sipas SPAK, fillimisht paratë nxirreshin nga bankat nëpërmjet pagesave për punime fiktive dhe më pas investoheshin në prona të paluajtshme.

“Nga veprime hetimore të kryera në këtë drejtim janë mbledhur provat e nevojshme nga të cilat krijohen dyshime të arsyeshme se, shumat monetare të përfituara në mënyrë të parregullt nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k që përbëjnë “produkt” të veprës penale, pjesërisht janë nxjerrë jashtë sistemit bankar nëpërmjet skemës së pagesave për punime fiktike duke u disponuar në gjendje “cash” nga pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare, si dhe pjesërisht janë ri-investuar në aktivitetin tregtar të shoqërisë tregtare të mësipërme. Janë mbledhur prova të mëtejshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shumat monetare të përfituara në gjendje “cash” janë përdorur më pas për të investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme”, thuhet në njoftimin SPAK.

spak sekuestrohet kompania 5d konstruksion

Sondazh

Poll