8 Korrik 2024, 21:30
Nga r.ll
foto nga emisioni
LUSHNJE- Edhe për të dalë në kemp duhet miku dhe leku edhe pse të takon. Ky është rasti i paraqitur mbrëmjen e së hënës nga Fiks Fare, ku një invalide denoncon se nuk kishte përfituar kempin sepse nuk kishte paguar.
Skema zbërthehet në emisionin Fiks Fare, ku për të përfituar kempin nga komisioni duhet të paguash 250 mijë lekë. 200 mijë për anëtarët e komisionit dhe 50 mijë i do mjekja dhe sekseri. Kështu ndodh në Krutje të Lushnjes. Sipas denoncueses sekseri është banor i Lushnjes dhe ka njohje me mjekët.
Denoncuesja foli me sekserin Loli Nushi ku u prezantua si Irena nga Divjaka dhe kishte nevojë për kemp, por për shkak të gjendjes së saj takimin me sekserin do e bënte mbesa e saj. Këtu hyjnë në lojë gazetarët e Fiksit që u prezantuan si të afërm të denoncueses. Në parkimin e parë sekseri Nushi kërkon dokumentet e denoncueses pa dhënë shumë detaje se si do të procedohej. Por pasi mbaron takimi sekseri merr ne telefon denoncuesen duke i bërë edhe një tjetër ofertë. Përveç kempit të saj , mund t’i nxirrnin kemp verbërie edhe mbesës së saj. Kështu që lënë një tjetër takim. Para se të takohen sekseri i shkruan gazetares së Fiksit që ishte paraqitur si mbesa e denoncueses dhe i kërkon certifikatë , foto dhe ID-në që të nisë sa më parë procedurat.
Kështu në takimin e dytë sekseri Nushi është i drejtpërdrejt. Ai tregon se për të përfituar kempin duhen ca para. Konkretisht për mjeken dhe atë vetë është një pagesë prej 50 mijë lekësh, ndërsa përsa i përket komisionit pagesa është 200 mijë lekë. Ai vazhdon të tregojë se këtë gjë e ka barë edhe me persona të tjerë, nuk ka rëndësi zona apo se ku e ke mjekun e familjes.
Ai thotë emra personash që u ka bërë me kempin kundrejt kësaj mënyre , pra duke paguar. Tregon rastin e një zonje që merr kemp si e paralizuar, por nuk është. Për sa i përket pagesës ai i thotë gazetares së Fiksit se mund ta bëj me dy këste. Fillimisht të bëjë pagesën e komisionit prej 200 mijë lekë, ndërsa pagesa prej 50 mijë lekësh të tij dhe e mjekes në një rast të dytë.
Sekseri Nushi nuk humb kohë dhe po atë ditë çon gazetaren e Fiksit tek mjekja. Të dy shkojnë në Poliklinikën e specialiteteve në Lushnje. Hyjnë në dhomën e mjekes e cila pacienten nuk e regjistron askund, por vazhdon me vizitën. Ndërkohë që viziton pacienten që do e bëjnë me kemp kundrejt pagesës, flet me sekserin si dy miq të vjetër. Në mbarim të vizitës mjekja i thotë pacientes që nuk ka gjë nga sytë , pra i ka shumë mirë.Ndërkohë që po në këtë zyrë bëhen edhe bisedat se si do e përftojë pacientja kempin, pasi dokumentet ishin dorëzuar. /Marrë nga Top Channel.
kemp verberie
Aktualitet
8 Korrik 2024, 21:00
N.F
Autostrada
THUMANË- Pagesa në autostradën Thumanë-Kashar, është pezulluar ditën e sotme për shkak të radhë...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 20:03
N.F
Dashamir Mehmeti
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacion "Summer" të regjistruar një ditë m&eum...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 19:40
r.ll
protesta
TIRANË- Pasditen e sotme para ministrisë së Shëndetësisë është mbajtur protesta e radhës e thirrur pa...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 19:22
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka marrë vendimin për të dënuar vetëm 2 nga 13 të pa...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 18:52
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, sistemi i prokurorisë prej disa vitesh po vuan pasojat e largimit të prokurorëve pë...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 18:41
r.ll
spitali i bulqizes
BULQIZË- Mbetet mister shkaku i helmimit të 90 personave në Bulqizë, pasi rezultatet e analizave të ujit kan&eu...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 18:15
N.F
DROPULL- Një vatër e madhe zjarri ka rënë në fshatin Frashtan në Bashkinë e Dropullit ku rrezikon disa banesa. Më...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 18:30
r.ll
pamje nga gjyqi
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për 15 të arrestuarit në kuadër t&e...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 18:15
r.ll
sali hasa
TIRANË- Kolegji iu Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 8 korrik vendimin lidhur me ankimin...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 17:27
N.F
Policia greke
GREQI- Një aksident është regjistruar ditën e sotme rreht orës 15:00 në Orestiadë të Greqisë. M&...