Aktualitet

Mister shkaku i helmimit të 90 banorëve në Bulqizë/ Shërbimi i Epidemiologjisë: Uji është i konsumueshëm

Banorët u paraqitën në spital me simptoma të njëjta si diarre, të vjella dhe temperaturë. Fillimisht u dyshua për përzierje të ujit të pijshëm me ujërat e zeza, ndërsa kjo pistë ka rënë poshtë.

8 Korrik 2024, 18:41 Nga r.ll
Mister shkaku i helmimit të 90 banorëve në Bulqizë/
spitali i bulqizes

BULQIZË- Mbetet mister shkaku i helmimit të 90 personave në Bulqizë, pasi rezultatet e analizave të ujit kanë treguar se është i konsumueshëm. 

Shërbimi i Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor në Bulqizë bëri me dije se analizat e ujit kanë dalë mirë dhe se nuk ka ndotje baktereologjike. Nga raporti i këtij institucioni thuhet se në mostrat e marra në 7 vende të ndryshme dhe të analizuara mikrobiologjikisht nuk ka rezultuar të ketë ndotje bakterologjike.

Banorët u paraqitën në spital me simptoma të njëjta si diarre, të vjella dhe temperaturë. Fillimisht u dyshua për përzierje të ujit të pijshëm me ujërat e zeza, ndërsa kjo pistë ka rënë poshtë.

 

Mister shkaku i helmimit të 90 banorëve në Bulqizë/
raporti i sherbimit te epidemilogjise

Në Bulqizë nuk është hera e parë që banorët i drejtohen spitalit për ndihmë mjekësore me shenja helmimi, gati një vit më parë pati një helmim masiv ku më shumë se 60 familjarë u paraqitën në qendrën shëndetësore të Gjoricës. Edhe në janar të 2021, u helmuan nga uji i pijshëm 30 persona të cilët u kuruan në qendrën e Shupenzës.

Edhe vitet e shkuara janë shënuar në regjistrat e spitalit pacientë të helmuar për shkak të ujit të pijshëm. Ndërkohë, policia njofton se ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur rrethanat e për të përcaktuar shkakun e helmimit.

helmimi i banoreve ne bulqize

Sondazh

Poll