8 Korrik 2024, 18:15
Nga r.ll
sali hasa
TIRANË- Kolegji iu Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 8 korrik vendimin lidhur me ankimin e kryer nga ish-prokurori i Sarandës, Sali Hasa, kundër shkarkimit të tij nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për probleme në kriterin e pasurisë dhe cenim të besimit të publikut tek drejtësia. Kolegji çeli hetimin në çështjen e rivlerësimit ndaj Hasës, pasi u gjet në shkelje proceduriale në vendimin e Komisionit. Po ashtu, KPA pranoi një seri provash mbi pasurinë e ish-prokurorit.
Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit konstatoi se nga gjykimi ka rezultuar se Hasa rezulton në pamundësi financiare për krijimin e pasurive. Në vijim ajo relatoi konkluzionet për sjelljet e këtij subjekti rivlerësimi, konkretisht për pranimin e dhurimit të një pasurie kullotë; përdorimin pa kundërshpërblim dhe pa akt formal të dy pasurive në qytetin e Sarandës gjatë periudhës 2003-2010; përdorimin pa akt formal të një automjeti;
pranimin e dhurimit për mbulimin e një shpenzimi udhëtimi në Rusi në vitin 2006; si dhe për transaksionet në shitblerjen e disa automjeteve që konsiderohen jashtë logjikës financiare.
Sipas Kolegjit, veprimet dhe mosveprimet e Hasës bien ndesh me sjelljen jashtë gjyqësore që një prokuror duhet të ketë duke ju bindur ligjit gjatë gjithë kohës, me qëllim forcimin e besimit të publikut tek drejtësia dhe të mos pranojë dhurata, përfitime apo trajtime që mund të ngrenë pikëpyetje mbi integritetin e tij. Bazuar në këto argumente, KPA e gjen të drejtë konkluzionin e KPK se subjekti ka cenuar besimin e publikut tek drejtësia.
Në përfundim KPA konkludon se ish-prokurori Sali Hasa ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë si dhe ka cenuar besimin e publikut, e për rrjedhojë, vendimi për shkarkimin e tij duhet lënë në fuqi.
Sali Hasa u arrestua në qershor të vitit 2021 për akuza të korrupsionit, ndërkohë që ndaj tij u zhvillua njëkohësisht edhe procesi i rivlerësimit. Prokurori u vlerësua vetëm sa i përket pasurisë dhe KPK e shkarkoi për probleme në këtë kriter. Dy vjet pas këtij vendimi me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi shkarkimin e Hasës. Po ashtu, Hasa u dënua dhe për korrupsion nga Gjykata e Posaçme. Megjithatë, ish-prokurori i Sarandës u paraqit para Kolegjit dhe këmbënguli se çështja duhej të rishqyrtohej, kërkesë që u pranua./Reporter.al
sali hasa kpa
Aktualitet
8 Korrik 2024, 17:27
N.F
Policia greke
GREQI- Një aksident është regjistruar ditën e sotme rreht orës 15:00 në Orestiadë të Greqisë. M&...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 17:25
S.B
foto ilustruese
VELIPOJË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Velipojë-Shkodër. Mësohet se shoferja 39-v...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 17:08
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë shkatërruar një rrjet të trafikut të kokainës në Terni të Italis&e...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 16:54
N.F
Droge
SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë arritur të shkatërrojnë një bandë droge shqiptarë në Katalonj&eu...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 16:24
N.F
Makina e 18-vjeçarit
GJIRI I LALZIT- Një aksident tragjik u regjistrua mbrëmjen e djeshme në afërsi të Gjirit të Lalzi...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 16:20
r.ll
pamje nga seanca
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për 15 të arrestuarit në kuadër të ...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 15:51
r.ll
dritan goxhaj
TIRANË- Ditën e nesërme në Gjykatën e lartë, do të zhvillohet seanca për çështjen e ekst...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 15:47
N.F
Aksident
ELBASAN- Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të zonës së Bradashesh...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 15:35
r.ll
protesta
TIRANË- Pasditen e sotme para ministrisë së Shëndetësisë do të mbahet protesta e radhës që u thirr pa...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 15:20
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit personal për një oficere policie dhe nj&eu...