Aktualitet

Babë e bir u arrestuan nga operacioni në Durrës/ "Armën e gjeta kur po mblidhja hekura", çfarë deklaroi 23-vjeçari në polici, detaje nga dosja

Ndërsa i biri Mehmet Meta që mori përsipër posedimin e pistoletës që u gjet në shtëpinë e të atit në çastin e kontrollit, u la arrest në burg, ndonëse në seancë mohoi që arma të ishte e vetja.

8 Korrik 2024, 18:30 Nga r.ll
Babë e bir u arrestuan nga operacioni në Durrës/ "Armën
pamje nga gjyqi

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për 15 të arrestuarit në kuadër të operacionit policor "Summer" që u organizua për goditjen e trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje. 

Mes të arrestuarve ishin dhe babë e bir, Durim dhe Mehmet Meta. 53-vjeçari Durim Meta, baba i 9 të fëmijëve, i kapur me 4 episode shitjeje droge, u la në arrest shtëpie. Ndërsa i biri Mehmet Meta që mori përsipër posedimin e pistoletës që u gjet në shtëpinë e të atit në çastin e kontrollit, u la arrest në burg, ndonëse në seancë mohoi që arma të ishte e vetja.

Kur u pyet pas arrestimit, në dosjen e siguruar nga Top Channel, thuhet se Mehmet Meta 23 vjeç deklaroi se armën e kishte gjetur kur mblidhte hekura dhe e kishte fshehur në banesë prej shumë kohësh.

“Shtetasi Mehmet Meta banues në Nishtulla Durrës u arrestua në flagrancë dhe deklaroi se arma është e tij dhe e mban për vetëmbrojtje në banesë pasi ka konflikte me familjen Kalemi, ndërsa kur u pyet si person nën hetim deklaroi se armën e ka gjetur kur mblidhte hekura dhe e kishte fshehur në banesë prej shumë kosh”, shkruhet në dosje.

operacioni summer durim meta mehmet meta gjykata e durresit

Sondazh

Poll