Aktualitet

Skandali te Onkologjiku/ Qytetarët protestojnë para ministrisë së Shëndetësisë: Ajo që po ndodh në këtë spital është krim (FOTO)

 Në spital mungojnë sërisht medikamentet, ndërsa pacientët detyrohen të presin në rradhë dhe nuk marrin zgjidhje pasi pajisja e kimio-terapisë me rreze është jashtë funksionit.

8 Korrik 2024, 19:40 Nga r.ll
Skandali te Onkologjiku/ Qytetarët protestojnë para ministrisë
protesta

TIRANË- Pasditen e sotme para ministrisë së Shëndetësisë është mbajtur protesta e radhës e thirrur pas skandalit të zbuluar te spitali Onkologjik. Në spital mungojnë sërisht medikamentet, ndërsa pacientët detyrohen të presin në rradhë dhe nuk marrin zgjidhje pasi pajisja e kimio-terapisë me rreze është jashtë funksionit.

Gazetari Osman Stafa mbajti fjalën e tij në protestë, ku tha se ajo që po ndodh në këtë spital është krim. Ai u shpreh se gjithë kjo situatë po përpiqet të kalohet duke ua hedhur fajin mjekëve, ndërkohë që ata sipas tij janë hallka e fundit.

“Mjekët janë hallka e fundit, institucioni që duhet të sigurojë kimiot është Ministria e Shëndetësisë. Pancientët presin me muaj, po ku njeh kanceri listë-pritjeje, ku pret kanceri tenderat? A është vrasje kjo, a është krim”, tha gazetari. Ndërkohë një tjetër gazetar, Renaldo Salianji tha se nëse milionat e konçensioneve në shëndetësi do të përdoreshin siç duhet, atëherë do të ishin zgjidhur shumë nga problemet që ka sot shëndetësia.

Skandali te Onkologjiku

Gjykata e Tiranës caktoi 7 masa "arrest shtepie" dhe "detyrim paraqitje" për mjekët e spitalit Onkologjik ku dhe u raportua skandali. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. 

Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

proteste te ministria e shendetesise skandali te onkologjiku

Sondazh

Poll