Politike

Kandidati i PS për zgjedhjet e 4 gushtit, Vangjel Tavo ndryshon gjendjen civile, bëhet banor i Himarës

Tavo ka regjistruar si adresë banimi një shtëpi me sipërfaqe 276.7 m2, të cilën e ka në emër të bashkëshortes Suela Popa.

8 Korrik 2024, 16:44 Nga r.ll
Kandidati i PS për zgjedhjet e 4 gushtit, Vangjel Tavo ndryshon gjendjen
vangjel tavo

HIMARË- Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo prej më shumë se një muaji ka ndryshuar gjendjen civile duke u zhvendosur si banor në Himarë.

Sipas postimit të një faqeje "Disidentët" në Facebook, thuhet se Tavo ka regjistruar si adresë banimi një shtëpi me sipërfaqe 276.7 m2, të cilën e ka në emër të bashkëshortes Suela Popa.

"Ndërsa ende nuk ka dorëzuar detyrën e prefektit të Qarkut, që prej ardhjes në Vlorë, synimi i vetëm ka qenë bashkia e Himarës", thuhet në postim.

POSTIMI I PLOTË:

Që prej datës 3 Prill 2024, Vangjel Tavo ka ndryshuar gjendjen civile duke u zhvendosur si banor në fshatin Gjilekë, Himarë.
Tavo ka regjistruar si adresë banimi një shtëpi me truall 276.7 m2 të cilën e ka në emër të bashkëshortes Suela Popa.
Pra, bashkëshortja rezulton pronare e kësaj banese.
Tavo ende nuk e ka dorëzuar detyrën e prefektit të Qarkut, ndërsa që prej ardhjes në Vlorë, synimi dhe qëllimi ka qenë një dhe i vetëm: Bashkia Himarë!

Ndërkohë ditën e sotme, kryesia e Partisë Socialiste ka zgjedhur si kandidat të tyrin pikërisht Vangjel Tavon për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit që do të mbahen për Bashkinë e Himarës. Më 5 korrik të këtij viti, KQZ deklaroi pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje.

Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë, Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.

vangjel tavo bashkia himare

Sondazh

Poll