Sport

UEFA e nis për në shtëpi… Anthony Taylor nuk do të fërshëllejë më në Euro 2024!

Sipas shtypit anglez, arbitri kontrovers nga çerekfinalja Spanjë-Gjermani e Eurokupës tashmë është kthyer në shtëpi dhe është përjashtuar nga finalja.

8 Korrik 2024, 13:58 Nga DOSJA
UEFA e nis për në shtëpi… Anthony Taylor nuk do të

ANGLI - “Daily Mail” thekson se gjyqtari kontrovers i çerekfinales Spanjë-Gjermani të Euro 2024, anglezi Anthony Taylor, tashmë është kthyer në shtëpi dhe nuk do të fishkëllejë më në turne.

Polemika e madhe e krijuar nga performanca e tij në ndeshje do të kishte bërë që UEFA ta përjashtonte atë për në finale. Në Gjermani është bërë mjaft bujë për rolin e arbitrit, me kritika dhe kërkesa që nuk do të ndryshojnë asgjë.

Megjithatë, sipas mediave të sipërpërmendura, UEFA do ta kishte vendosur në 'frigorifer' arbitrin Taylor. Duhet mbajtur mend se anglezi në çdo rast nuk do të ishte në gjendje të fishkëllente, edhe nëse Anglia do të arrinte në finalen e Berlinit.

Ndërsa ende nuk është marrë një vendim, besohet se Daniele Orsato, i cili ka drejtuar Angli-Zvicër, është në pole position. 48-vjeçari italian, arbitër i FIFA-s që nga viti 2010 dhe arbitri i finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2020, do të tërhiqet nga aktiviteti pas Kampionatit Evropian. Polaku Szymon Marciniak është një tjetër opsion.

Taylor ka qenë subjekt i abuzimeve të mëdha në internet, pasi refuzoi të akordonte një penallti për një top me dorë nga Marc Cucurella (Chelsea) në fitoren 2-1 të Spanjës ndaj Gjermanisë pas kohës shtesë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Korrik 2024, 13:48

Adrien Rabiot, një bast i sigurt…

GJERMANI - Me përfundimin e çerekfinaleve të Euro 2024, është koha për gjysmëfinalet, të cilat do të fillojnë...

Sport 8 Korrik 2024, 13:36

Van Nistelrooy, tani pjesë e Man.United!

ANGLI - Ruud Van Nistelrooy ishte shumë afër nënshkrimit për Manchester United. Në fakt, ai do të ishte në qytetin anglez p&e...