Sport

Tragjedi në Marok!... Një futbollist vdes, dy të tjerë zhduken, në një anije që u mbyt

Futbollisti Abdellatif Akhrif (Ittihad Tanger) vdiq në një mbytje të anijes, në të cilën u zhdukën edhe dy futbollistë të tjerë… U shpëtua vetëm Abdelhamid Maali.

8 Korrik 2024, 10:30 Nga DOSJA
Tragjedi në Marok!... Një futbollist vdes, dy të tjerë

MAROK - Abdellatif Akhrif, një lojtar 24-vjeçar i Ittihad Tanger të ligës së pare marokene, ka vdekur gjatë mbytjes së anijejes, me të cilën po udhëtonin pranë Tetouan. Vdekjen e futbollistit maroken e ka konfirmuar 'TFT Morocco' .

Dy futbollistë të tjerë janë zhdukur gjatë mbytjes së anijes (njëri prej tyre është Salman El Harrak), ndërkohë që Marina Mbretërore ka shpëtuar futbollistin Abdelhamid Maali dhe një anëtar të stafit stërvitor të Ittihad Tanger.

Shtypi maroken raporton se anija e vogël, e cila mbante katër lojtarë të Ittihad Tanger, u përmbys në brigjet e Restinga, rreth 30 kilometra nga Tetouan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll