Sport

I shkel syrin Milanit, Morata shpërthen: “Në Spanjë, nuk ka respekt për askënd"...

Futbollisti i La Roja dhe Atletico Madrid dha një intervistë për El Mundo duke shpjeguar shqetësimin e tij për të jetuar në Gadishullin Iberik.

8 Korrik 2024, 13:24 Nga DOSJA
I shkel syrin Milanit, Morata shpërthen: “Në Spanjë, nuk ka

ITALI - Fjalët e dashurisë të shprehura nga Alvaro Morata ndaj Atletico Madrid vetëm pak javë më pare, duket se i përkasin së shkuarës. Sulmuesi i bardhekuqve është lidhur disa herë me Milanin  dhe, gjithashtu, falë kalimit të Joshua Zirkzee te Manchester United, duket se marrëveshja mund të realizohet.

Në këtë rast, vullneti i lojtarit iberik, i cili nuk e ka fshehur më faktin se nuk ndihet më i kuptuar në vendin e tij të origjinës, mund të rëndojë, aq sa ai po mendon të largohet nga kombëtarja në fund të vitit, pas Kampionati Evropian. 

"Unë nuk jam aspak i pakënaqur. Por është e vërtetë që në Spanjë është shumë e vështirë për mua të jem i lumtur. Në fund gjithmonë diçka del diku. Ditën e shkuar u bëra një gjest gazetarëve, thjesht duke fishkëllyer, një gjest që duhej të kishte mbetur mes nesh, por... Dikush e shfrytëzoi për të kritikuar, si gjithmonë, sa i përket pyetjes nëse më dhanë karton të verdhë.

Disa thoshin 'Shpresoj ta marrë diano', ose 'ne luajmë më mirë pa të'. Për çfarë mund të ankohem po e di. Shumë herë jam i kënaqur, por herë të tjera është e vështirë për mua... Kur shkoj në shtëpi, unë jam gjithmonë super i lumtur, por para njerëzve ndihem lakuriq dhe ndoshta kjo nuk më lejon të jap gjithçka që kam.

Shumë herë është shumë e vështirë të jesh në Spanjë, sepse është gjithmonë dikush që të kritikon... Kjo është arsyeja pse e kam thënë shumë herë, jam më i lumtur jashtë Spanjës. Sidomos sepse njerëzit më respektojnë. Në Spanjë nuk ka respekt për asgjë dhe askënd”.

Një goditje e drejtpërdrejtë për popullin iberik, por në të njëjtën kohë jep një asistim të qartë për kuqezinjtë, që mund të gjenin tek ai numrin 9 të shumëpritur nga Paulo Fonseca dhe tifozët.

Gjithsesi, gjithçka do të duhet të vlerësohet në fund të Kampionatit Evropian kur do të merret një vendim për të ardhmen e tij në kombëtare: “Mund të jetë që ai të largohet nga kombëtarja, është një mundësi që nuk e dua, por ka të ngjarë, - komentoi ish-lojtari i Juventusit, - thashë që po vdes për të fituar tituj me Atleticon, pastaj duhet të vlerësojmë se çfarë ia vlen dhe çfarë jo".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll