Sport

Van Nistelrooy, tani pjesë e Man.United!

Ish-futbollisti legjendar do të ishte në Mançester për t'u prezantuar si asistenti i ri i Ten Hag

8 Korrik 2024, 13:36 Nga DOSJA
Van Nistelrooy, tani pjesë e Man.United!

ANGLI - Ruud Van Nistelrooy ishte shumë afër nënshkrimit për Manchester United. Në fakt, ai do të ishte në qytetin anglez për të përfunduar mbylljen e kontratës dhe do të prezantohej si ndihmës trajner i Erik Ten Hag, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Ish-futbollisti legjendar holandez do të nënshkruante për dy vite dhe do të jetë pjesë e stafit teknik të United, si 'ndihmës' i Ten Hag. Dhe ai do të rikthehet në shtëpinë e tij, ku ishte për 5 sezone, lajm që do të kënaqë tifozët e “Old Trafford”.

Megjithëse Van Nistelrooy ishte në kërkim të një klubi për të shërbyer si trajner i parë, pas fillimit të mirë që pati në pankinë si 'kapo' te PSV, në fund ai nuk ka mundur t'i thotë 'Jo' një projekti si ai i Manchester United, ku do të punojë krah për krah me Ten Hag për t'i bërë 'Djajtë e Kuq' të luftojnë sërish për Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll