Sport

“Euro 2024”/ Mes Francës dhe Spanjës, trajneri Koeman zgjedh të preferuarën e tij për një finale të mundshme në Berlin...

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, ka thënë se preferon të shmangë Francën në rast të një finaleje të mundshme të Euros. Holandezët do të luajnë gjysmëfinalen e tyre të mërkurën kundër Anglisë.

8 Korrik 2024, 09:30 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Mes Francës dhe Spanjës, trajneri Koeman

GJERMANI - Ronald Koeman ka preferencën e tij, në rast të një finaleje të mundshme në Berlin. Këtë të shtunë, Holanda u kualifikua në gjysmëfinale të Euro 2024, falë një suksesi mahnitës ndaj Turqisë (2-1).

Nëse holandezët do të mundnin Anglinë të mërkurën (21:00) për të arritur në finale, trajneri do të donte të shmangte Francën në rast të një ndeshjeje për titull.

Kështu, Ronald Koeman ka shprehur një "preferencë personale" për Spanjën. “Ne tashmë e kishim Francën në grupin tonë kualifikues dhe në Euro”, shpjegoi ish-trajneri i Barcelonës. Të tre ndeshjet përfunduan me dy disfata për Portokallinjtë (0-4, 1-2) dhe një barazim (0-0) më 21 qershor.

“Ne treguam një zemër të madhe”

Koeman vlerësoi gjithashtu, se dy shtesat e luajtura nga Anglia, kundërshtari i tyre i ardhshëm në gjysmëfinale, nuk do të kenë ndikim në përballjen e tyre. "Fitorja të jep gjithmonë energji të mirë. Ne duhet të rikuperojmë, si anglezët (...), luajtëm në të njëjtën ditë, duhet të udhëtojmë si ata, kështu që mos mendoni se ndryshimi do të bëhet me këto detaje" siguroi ai.

Në çerekfinale Holanda arriti të përmbyste disavantazhin me Turqinë. “Ne vuajtëm, ishte një ndeshje e vështirë, kundërshtari ynë dha gjithçka dhe ishte një ndeshje plot emocione, por ne treguam zemër të madhe kur humbëm 1-0”, tha Koeman. Në krye të kombëtares për herë të dytë, Koeman tha se ishte "me të vërtetë krenar" për suksesin e arritur kundër turqve, veçanërisht falë zgjedhjeve të tij të matura taktike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll