Sport

Pedri bën paqe me Toni Kroos: "Dëmtim? Këto gjëra ndodhin, qëndroni kampion!"

Mesfushori spanjol ka bërë një mesazh falenderues për Toni Kroos pas dëmtimit të pësuar në çerekfinale të Euro 2024.

8 Korrik 2024, 08:00 Nga DOSJA
Pedri bën paqe me Toni Kroos: "Dëmtim? Këto gjëra

GJERMANI - Ndeshja e fundit e Toni Kroos në karrierë nuk ishte më e mira. Përtej  humbjes së Gjermanisë në kohën shtesë, tashmë ish-mesfushori i Real Madridit kreu një faull të dhunshëm ndaj Pedrit, duke e detyruar mesfushorin spanjol t’i jepte lamtumirën e parakoheshme Euro 2024, pas dëmtimit në gjurin e majtë: pasoja një muaj pushim!

Mesfushori gjerman i ka kërkuar falje Pedriut, i cili i është përgjigjur me anë të një postimi në Instagram. 

“Faleminderit për mesazhin, ky është futbolli dhe këto gjëra ndodhin. Karriera dhe rekordi juaj do të mbeten përgjithmonë”,- ishte mesazhi i Pedrit për Kroos. Më pas vijon: "Erdha në Gjermani për Euro 2024 dhe do të qëndroj këtu, deri në fund.

Sepse ëndrra, nuk kam dyshim, vazhdon. Ky është momenti për të inkurajuar dhe kontribuar në një mënyrë tjetër për këtë familje të madhe që është La Roja. Mbështetja juaj dhe e të gjithë juve është e pabesueshme."

Ka edhe një koment për dëmtimin, i cili do ta mbajë jashtë për të paktën një muaj: "Momenti më i vështirë ka mbaruar dhe tani nis rruga e kthimit, për të rifituar së shpejti forcat me FC Barcelona.  Dua të them vetëm një tjetër gjë: Shkoni në Spanjë! 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pedri González (@pedri)

UEFA a e kompenson Barcelonën?

Barcelona duhet të marrë kompensim nga UEFA. Sipas programit të mbrojtjes së klubit të FIFA-s, klubi që zotëron kartonin e lojtarit të dëmtuar ka të drejtë të marrë kompensim, i cili do të llogaritet pas ditës së njëzetetetë të pezullimit. Nga 2 gushti i ardhshëm, kompensimi i Barcelonës për dëmtimin e Pedrit do të fillojë të llogaritet çdo ditë nga 20,548 euro për një shumë totale që duhet të jetë rreth 600 mijë euro. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll