8 Korrik 2024, 11:19
Nga M.B
Armët
FIER- Një 60-vjeçar është arrestuar në Fier pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.
Teksa policia i ka ushtruar një kontroll në banesë, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh (1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 armë gjahu), 12 krehra dhe municion luftarak.
60-vjeçi do të përballet me akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftimi i policisë:
Fier/Reagimi i menjëhershëm i Policisë parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale në familje.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Danger”. Gjatë operacionit u vu në pranga një 60-vjeçar që ushtronte dhunë ndaj djalit të tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë reaguar menjëherë pas njoftimit të marrë se një 60-vjeçar ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij. Falë reagimit në kohë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Danger”, është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit midis këtij shtetasi dhe djalit të tij.
Gjatë kontrollit në banesën e 60-vjeçarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh (1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 armë gjahu), 12 krehra dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 60 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
fier
Aktualitet
8 Korrik 2024, 10:46
M.B
Nexhbedin Shehu
BULQIZA- Është shtuar numri i pacientëve që i drejtohen spitalit të Bulqizës me shenja helmimi teks...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 10:44
S.B
foto ilustruese
BERAT- Arrestohet një person në Dimal. Mësohet se 36-vjeçari G.A ka dhunuar fizikisht vëllain e tij.
Me ra...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 10:35
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Arrestohen në flagrancë dy persona në Durrës. Mësohet se 61-vjeçari R.Rr dhe 37-vje&ccedi...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 10:32
M.B
Foto ilustruese
SKRAPAR- Një 34-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë teksa është nën hetim n...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 10:27
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, në Durrës. Mësohet se ...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 10:14
M.B
Foto ilustruese
KAVAJA- Një 41-vjeçar polak është arrestuar në Kavajë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashk&eu...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 10:04
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
GJIRI I LALZIT- 18-vjeçari, i cili përplasi për vdekje 8-vjeçaren sllovake ditën e djeshme n&eu...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 09:19
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
THUMANA- Në autostradën e re Thumanë -Kashar, mësohet se sot është krijuar një trafik i r...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 08:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 31-vjeçar me inicialet A. V., është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka ushtuar d...
Aktualitet
8 Korrik 2024, 08:18
M.B
Foto ilustruese
MILOT- Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës p...