Aktualitet

Trafik i rënduar në aksin Thumanë-Kashar, radha e automjeteve mbi 10 kilometra

Momentalisht ende nuk dihet se cili është shkaku i këtij trafiku të rënduar.

8 Korrik 2024, 09:19 Nga M.B
Trafik i rënduar në aksin Thumanë-Kashar, radha e automjeteve mbi
Foto nga vendi i ngjarjes

THUMANA- Në autostradën e re Thumanë -Kashar, mësohet se sot është krijuar një trafik i rënduar automjetesh. Bëhet me dije se radha, e cila i kalon 10 kilometrat, fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit e deri në afërsi të fshatit Larushk. Momentalisht ende nuk dihet se cili është shkaku i këtij trafiku të rënduar.

Aksi Thumanë-Kashar u hap për qarkullimin e mjeteve në 30 qershor, ndërsa kalimi në këtë rrugë është me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro.

Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Aksi rrugor Thumanë-Kashar është një aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes është 130 kilometra në orë.

thumane kashar

Sondazh

Poll