Aktualitet

Aksident në Milot, automjeti del nga rruga, dy të rinj drejt spitalit

Bëhet me dije se të rinjtë menjëherë janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

8 Korrik 2024, 08:18 Nga M.B
Aksident në Milot, automjeti del nga rruga, dy të rinj drejt spitalit
Foto ilustruese

MILOT- Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës pranë Fushë-Milotit ku mësohet senjë makinë, me të cilën e udhëtonin dy të rinj, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ata kanë marrë lëndime në trup.

Bëhet me dije se të rinjtë menjëherë janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. Paraprakisht raportohet se dy të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po mbahen nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin  e rrethanave të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll