Aktualitet

Dje aksidentoi për vdekje 8-vjeçaren sllovake pranë Gjirit të Lalzit, arrestohet 18-vjeçari

Pas aksidentit, 8-vjeçarja u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra

8 Korrik 2024, 10:04 Nga M.B
Dje aksidentoi për vdekje 8-vjeçaren sllovake pranë Gjirit
Foto nga vendi i ngjarjes


GJIRI I LALZIT- 18-vjeçari, i cili përplasi për vdekje 8-vjeçaren sllovake ditën e djeshme në segmentin rrugor “Maminas-Gjiri i Lalzit” është arrestuar.

Pas aksidentit, 8-vjeçarja u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa i riu me iniciale G. Gj., banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në  segmentin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalzit”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital”, njoftoi policia.

aksident

Sondazh

Poll